Bota18 Nëntor 2022, 21:06

Bombardimet ruse, Kievi paralajmëron ndërprerje totale të energjisë elektrike

Shkruar nga Pamfleti
Bombardimet ruse, Kievi paralajmëron ndërprerje totale të

Autoritetet e Kievit kanë paralajmëruar një “fikje të plotë” të rrjetit të energjisë.

Më herët, kryeministri i vendit tha se pothuajse gjysma e sistemit energjetik të Ukrainës ishte çaktivizuar pas bombardimeve të pamëshirshme ruse.

 “Fatkeqësisht, Rusia vazhdon të kryejë sulme me raketa në infrastrukturën civile të Ukrainës”, tha sot kryeministri Denys Shmyhal.

“Pothuajse gjysma e sistemit tonë energjetik është jashtë funksionit”, shtoi ai.

Kievi është një nga qytetet më të prekura nga sulmet me raketa dhe me dron, të cilat ndonjëherë kanë ndërprerë energjinë elektrike, ngrohjen dhe ujin në shumë zona.

“Ne po përgatitemi për skenarë të ndryshëm, duke përfshirë një mbyllje të plotë”, tha Mykola Povoroznyk, nënkryetari i administratës së qytetit të Kievit.

Bota Lufte Ukrainë.