alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Bombarduesi i kombit” humbi betejën me sëmundjen e rëndë, historia dhe dashuria e pamundur e Gerd Myler me punonjësen e hotel Dajtit

16/08/2021, 15:22
ne Dossier, Sport
A A
“Bombarduesi i kombit” humbi betejën me sëmundjen e rëndë, historia dhe dashuria e pamundur e Gerd Myler me punonjësen e hotel Dajtit

“Bombarduesi i kombit” humbi betejën me sëmundjen e rëndë, historia dhe dashuria e pamundur e Gerd Myler me punonjësen e hotel Dajtit

Bota e futbollit është në zi. Gerd Myler, ish-sulmuesi dhe simbol i Bajernit Mynihut dhe kombëtares gjermane, ndërroi jetë mëngjesin e së dielës në moshën 75 -vjeçare për shkak të Alzhaimer. Pak muaj më parë, bashkëshortja e tij, Ushi, në një intervistë për mediat gjermane pohoi me keqardhje se i mbiquajturi “der bomber” po i afrohet fundit.


-Lexo edhe:

PSG nuk njeh mëshirë ndaj kundërshtarëve, Mbape acarohet me çdo gjë, Barçës s’i bëjnë derman blerjet e reja (Video)

Interi shmang turpin në debutim, zikaltërve ua siguron 3 pikët “i larguari”

“Ai qëndron në shtrat gati 24 orë në ditë, ka vetëm momente të rralla zgjimi. Është bukur kur hap pak sytë. Ndonjëherë ai mund të thotë po ose jo, duke lëvizur qerpikët. Gerdi fle, duke pritur fundin.” Ishte komenti i Uschi-s, bashkëshortes gjermane.

Megjithatë ish-fituesi i Topit të Artë në vitin 1970, ka dhe një histori dashurie me Shqipërinë. Një histori e pabesushme, ishte dhjetori i viti 1967 kur Gjermania mbërriti në Shqipëri për të luajtur eleminatoret e Europianit “Itali 1968”. Gjermania e asaj kohe do të mbetej jashtë, pas barazimit 0-0.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, përfaqësuesja e Gjermanisë ishte akomoduar në vendin më luksoz për kohën, atë të hotel Dajtit. Këtu nis dhe historia e dashurisë së Myller me një punonjëse të hotelit, që kronikat e mëvonshme e paraqesin me emrin Hojna. Një episod i jashtëzakonshëm për kohën. Fjalët e pëshpëritjet mes rinisë kryeqytetase u përhapën shpejt dhe ndjenja mes dy të rinjve, doli rrugëve të Tiranës.

Rastësia është mbret i botës, e katër vite më vonë Shqipëria do të luane dhe një herë ndaj Gjermanisë Perëndimore. Takimi luhej për kualifikueset e Europianit “Belgjikë 1972”. Gjermania akomodohet edhe një herë në hotel Dajti, ndërsa në atë ndeshje Myler shënoi golin e vetëm të takimit, ndoshta mund të ketë qenë i frymëzuar nën shoqërinë e Hojnës, ndoshta…

Myler e ka të pamundur të kthehet në Shqipëri si vizitor i thjeshtë, hyrja në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë ishte një privilegj vetëm për ata persona që kishin motive diplomatike. Këtu përfundojnë edhe kontaktet e sulmuesit gjerman me punonjësen e Dajtit që kishte fituar zemrën e sulmuesit më të fortë në Europë.

Megjithatë shpresa nuk shuhet dhe në vitin 1985 Flamurtari i Vlorës fiton të drejtën e pjesëmarrjes në Kupën e Kupave dhe shorti e vë përballë finlandezëve të HJK Helsinki. Pak ditë pas shortit në zyrat e klubit finlandez, mbërrin një kërkesë e veçantë. Gerd Myler kërkon të bashkohet me skuadrën pavarësisht se kishte katër vjet që kishte varur këpucët në gozhdë.

“Dua një kontratë vetëm për një ndeshje. Vij me ju në Shqipëri për t’u takuar me të dashurën time…” Është Gerd Myler. Kërkesa e ish-kampionit pritet me habi nga drejtuesit e klubit finlandez, por që refuzohet.

Pavarësisht se në Shqipëri kishte filluar të frynte një erë ndryshimi (diktatori Hoxha ishte ndarë nga jeta në prill të atij viti) situata ishte e përafërt me atë të vitit 1971, kur Myler kishte shkelur për herë të fundit në tokën shqiptare.

Kërkesa refuzohet dhe tratativa Myler ­HJK dokumentohet nga gazeta finlandeze Iltalehti. Të paktën deri pas ndërrimit të regjimeve Gerd Myler e pati të pamundur të hiqte fiksimin e tij të vjetër, takimin me Hojnën e hotel Dajti-t.(SS)

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

PSG nuk njeh mëshirë ndaj kundërshtarëve, Mbape acarohet me çdo gjë, Barçës s'i bëjnë derman blerjet e reja (Video)
Sport

PSG nuk njeh mëshirë ndaj kundërshtarëve, Mbape acarohet me çdo gjë, Barçës s’i bëjnë derman blerjet e reja (Video)

13/08/2022, 23:13
Interi shmang turpin në debutim, zikaltërve ua siguron 3 pikët “i larguari”
Sport

Interi shmang turpin në debutim, zikaltërve ua siguron 3 pikët “i larguari”

13/08/2022, 22:56
Nis në mënyrë katastrofale sezoni për Mançester Junajtid, Brentfordi i Strakoshës shkakton “tërmet” në ‘Old Trafford’
Sport

Nis në mënyrë katastrofale sezoni për Mançester Junajtid, Brentfordi i Strakoshës shkakton “tërmet” në ‘Old Trafford’

13/08/2022, 21:06
Spektakël golash në “San Siro”, Milani argëtohet me Udinezen, Rebiç i papërmbajtshëm
Sport

Spektakël golash në “San Siro”, Milani argëtohet me Udinezen, Rebiç i papërmbajtshëm

13/08/2022, 20:44
Mançester Siti i papërmbajtshëm, dhuron poker dhe merr fitoren e 2 radhazi, shkëlqen edhe Arsenali, Xhaka gjen golin (Video)
Sport

Mançester Siti i papërmbajtshëm, dhuron poker dhe merr fitoren e 2 radhazi, shkëlqen edhe Arsenali, Xhaka gjen golin (Video)

13/08/2022, 18:19
Dikur “ekzekutonte” trajnerët e Palermos, sot është shefi, lidhjet e Erjon Bogdanit te klubi siçilian
Sport

Dikur “ekzekutonte” trajnerët e Palermos, sot është shefi, lidhjet e Erjon Bogdanit te klubi siçilian

13/08/2022, 17:56
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Policia e Vlorës aksion në Kaninë, zbulohen sera me kanabis; shoqërohen disa persona

Situata në Afganistan/ Rusia e konfirmon: Talebanët kanë marrë në kontroll ambasadën tonë në Kabul

Situata në Afganistan/ Rusia e konfirmon: Talebanët kanë marrë në kontroll ambasadën tonë në Kabul

Lajmi i Dites

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

12/08/2022, 14:27

Lajmet e fundit

Sarajet janë të Edi Ramës, Yuri Kim veç një “gozhdë” ka aty, sa për të varur “xhaketën”

Sarajet janë të Edi Ramës, Yuri Kim veç një “gozhdë” ka aty, sa për të varur “xhaketën”

14/08/2022, 7:58
'Historitë e “djemve të Londrës”', Salianji flet për mediat britanike: Shqipëria, një narko-shtet, kapot blejnë vila dhe ngasin Maserati

‘Historitë e “djemve të Londrës”’, Salianji flet për mediat britanike: Shqipëria, një narko-shtet! Kapot blejnë vila dhe ngasin Maserati

14/08/2022, 7:45
Jeni duke fjetur pak orë? Zbuloni se sa në rrezik është trupi juaj

Jeni duke fjetur pak orë? Zbuloni se sa në rrezik është trupi juaj

14/08/2022, 7:26
Horoskopi 14 gusht 2022! Zbuloni surprizat e yjeve për ditën e sotme

Horoskopi 14 gusht 2022! Zbuloni surprizat e yjeve për ditën e sotme

14/08/2022, 7:12
PSG nuk njeh mëshirë ndaj kundërshtarëve, Mbape acarohet me çdo gjë, Barçës s'i bëjnë derman blerjet e reja (Video)

PSG nuk njeh mëshirë ndaj kundërshtarëve, Mbape acarohet me çdo gjë, Barçës s’i bëjnë derman blerjet e reja (Video)

13/08/2022, 23:13

CNN: Një megapërmbytje po vjen në Kaliforni, më e madhja që ka parë historia

13/08/2022, 23:02
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In