Bota24 Tetor 2018, 16:02

Bombat trondisin SHBA, pas Soros tentativa për të hedhur në erë Obamën dhe Hillary Clinton

Shkruar nga Pamfleti
Bombat trondisin SHBA, pas Soros tentativa për të hedhur në

Bombat trondisin SHBA, pas Soros tentativa për të hedhur në erë Obamën dhe Hillary Clinton

Pas pakos që iu vendos një ditë më parë George Soros, dy sasi eksplozivi u tentuan t’i dërgohen ish-presidentit, Barack Obama dhe ish-sekretares së Shtetit si dhe ish-kandidates për presidente në SHBA, Hillary Clinton. 

Pajisja drejtuar zonjës Clinton në Westchester County u gjet të martën nga një teknik i shërbimeve inteligjente i cili kontrollon postën për zyrën e saj, shkruan New York Times. Ndërsa pako drejtuar zotit Obama u zbulua nga personeli i Shërbimit Sekret në Uashington DC të mërkurën.

“Shërbimi Sekret ka nisur një hetim gjithëpërfshirës që do të shfrytëzojë të gjitha burimet e disponueshme federale, shtetërore dhe lokale për të përcaktuar burimin e paketave dhe për të identifikuar ata që janë përgjegjës”, tha në deklaratë specialisti Mason Brayman.

Ditën e hënë, policia e New York arriti që të shkatërronte me sukses një pako brenda së cilit kishte lëndë plasëse, të gjetur në shtëpinë e Soros.

Bota Barack Obama George Soros Hillary Clinton