Sport 8 Prill 2019, 09:24

Bonucci nuk ndalet, sqaron sërish fjalët e tij për Kean

Shkruar nga Pamfleti
Bonucci nuk ndalet, sqaron sërish fjalët e tij për Kean

Deklarata e fundit e mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci, ka shkaktuar reagime të mëdha. Duke iu referuar koreve raciste ndaj Kean, gjatë ndeshjes kundër Cagliarit, ai pretendoi në fillim se 50% e fajit ishte i tifozëve dhe 50% i shokut të grupit.

I intervistuar nga “Le Iene”, Bonucci, siç kishte bërë tashmë në Twitter, donte të sqaronte kuptimin e fjalëve të tij, duke kërkuar falje për ata që i keqkuptuan mendimet e tij:

“Racizmi është një gjë skandaloze, që nuk duhet të ekzistojë në vitin 2019. Unë iu kërkoj falje atyre që e kanë keqkuptuar përgjigjen time, e cila nuk ishte shterruese. E them me forcë, unë jam 100% kundër racizmit”.

Sport