Bota11 Janar 2019, 14:24

Bora ”pushton” Europën, orteku shkatërron hotelin luksoz në Zvicër

Shkruar nga Pamfleti
Bora ”pushton” Europën, orteku shkatërron hotelin luksoz

Bora ''pushton'' Europën, orteku shkatërron hotelin luksoz në Zvicër

Reshjet e dendura të borës sollën kaos në disa pjesë të Gjermanisë dhe Suedisë të premten, duke bllokuar rrugë, ndaluar trena dhe mbyllur shkolla.

Kryqi i Kuq i ndihmoi vozitësit në një autostradë në landin gjerman të Bavarisë, ku një djalë 9 vjeç humbi jetën nga rënia e një druri.

Në Zvicër, një ortek goditi një hotel, duke plagosur tre vetë, ndërsa në Norvegji disa rrugë u bënë të pakalueshme.

Në Austri, të premten, moti u qetësua, pasi bora në ditët paraprake arriti në tre metra.

Shtatë njerëz vdiqën atje javën e kaluar, ndërsa dy alpinistë u raportuan të humbur qysh të shtunën.

“Sasi e tillë e borës në mbi 800 metra lartësi bie një herë në 30 deri në 100 vjet”, tha Alexander Radlherr, nga Instituti Qendror i Austrisë për Meteorologji dhe Gjeodinamikë./REL

Bota dëbora Kryqi i Kuq