
Nuk ka fund tallja e Bordit të Transparencës me çmimet e karburantit. Vetëm këtë javë, kanë ndryshuar çmimet thuajse çdo ditë edhe pse karburantet në rezervat e tyre kanë të naftë apo benzinë e importuar ditë më parë.
Dje Bordi vendosi të ulë çmimet, duke vendosur që nafta të tregtohet me 235 lekë/litër; benzina 227 lekë/litri, ndërsa gazi i lëngshëm 81 lekë/litri.
Por sot ka pasur një tjetër mbledhje dhe çmimet janë rritur. Nafta do të shitet 240 lekë/litri, benzina 233 lekë/litri, ndërsa gazi 81lekë/litër.
“Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit”, njoftoi bordi.