Ekonomi16 Nëntor 2022, 22:10

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

Shkruar nga Pamfleti
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve,

Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur të ndryshojë çmimet e karburanteve në tregun vendas.

Sipas vendimit të marrë sot nga Bordit, një litër naftë, nga 223 lekë që ishte, është ulur në 221 lekë. Benzina nga 209 lekë për litër që ishte, është ulur në 204 lekë, ndërsa gazi nga 74 lekë që ishte është ulur në 73 lekë.

Çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 73 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 61 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur  127 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Ekonomi #benzina #bordi nafta