Aktualitet 2 Prill 2022, 09:06

Bordi i Transparencës paralajmëron shkelësit: Këto janë çmimet e reja për naftën, benzinën dhe gazin

Shkruar nga Pamfleti
Bordi i Transparencës paralajmëron shkelësit: Këto janë

Bordi i Transparencës paralajmëron shkelësit: Këto janë çmimet e reja për naftën, benzinën dhe gazin

Nafta dhe benzina do të shiten më lirë ditën e sotme. Në mbledhjen e radhës Bordi i Transparencës ka vendosur se nafta do të shitet me pakicë 226 lekë për litër.

Çmimi i benzinës është ulur me 4 lekë, duke shkuar në 208 lekë/litri, nga 212 që ishte. Çmimi i gazit ka rënë në 114 lekë/litër, nga 115 që ishte.

Vendimi u mor nga Bordi i Transparencës ditën e djeshme dhe do të jetë në fuqi deri në mbledhjen e radhës, por nuk bëhet me dije se kur do të zhvillohet.

Njoftimi i plotë i Bordit të Transparencës

Bordi i Transparencës në datë 1 Prill 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 214 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 208 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 196 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 114 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 102 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2  prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Aktualitet #benzina #bordi i transparences #çmimet e reja gazi nafta