Aktualitet23 Prill 2022, 14:49

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja sa shiten nafta dhe gazi

Shkruar nga Pamfleti
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja sa shiten nafta dhe

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja sa shiten nafta dhe gazi

Prej 23 prilli çmimi i naftës në pikat e karburanteve do të jetë 232 lekë për litër, benzina 212 lekë për litër dhe gazi i lëngshëm 104 lekë.

Vendimi më i fundit i Bordit të Transparencës është në fuqi deri në mbledhjen tjetër.

Njoftimi i Bordit: 

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 23 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ,  Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 23.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 23.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 23.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

Aktualitet #benzina #bordi i transparences gazi nafta