Ekonomi17 Gusht 2022, 18:27

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, nafta rritet me 6 lekë; ulet benzina dhe gazi

Shkruar nga Pamfleti
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, nafta rritet me 6

Bordi i Transparencës ka nxjerrë sot çmimet e reja me të cilat do të shitet karburanti në vendin tonë, ku bie në sy rritja e çmimit të naftës.

Përmes një njoftimi, Bordi informon rritjen e naftës me 6 lekë, pra nga 221 lekë që ishte më parë tashmë karburantet do ta shesin me 227 lekë/litri.

Ndërkohë benzina nga 202 lekë që ishte bëhet 201 lekë/litri, ndërsa Gazi nga 80 lekë- bëhet 78 lek/ litri.

“Bordi i Transparencës në datë 17 Gusht 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet”- thuhet në njoftim.

Ekonomi #bordi çmimet karburanteve