Ekonomi 9 Dhjetor 2022, 15:20

Bordi Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulen sërish nafta dhe benzina

Shkruar nga Pamfleti
Bordi Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulen sërish

Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur të ndryshojë çmimet e karburanteve në tregun tonë.

Sipas vendimit të marrë sot nga Bordit, një litër naftë, nga 198 lekë që ishte, është ulur në 196 lekë. Benzina nga 180 lekë për litër që ishte, është ulur në 175 lekë, ndërsa gazi mbetet i pandryshuar në 69 lekë/litër.

Lista e çmimeve:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 102 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 09 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Ekonomi #bordi çmimet