
Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur të ndryshojë çmimet e karburanteve në tregun tonë.
Sipas vendimit të marrë sot nga Bordit, një litër naftë, nga 209 lekë që ishte, është ulur në 206 lekë. Benzina nga 187 lekë për litër që ishte, është ulur në 184 lekë, ndërsa gazi mbetet i pandryshuar në 71 lekë/litër.
Çmimet e vendosura janë :
Çmimi i naftës me pakicë, 206 lekë/litri, ndërsa me shumicë 194 lekë/litër.
Çmimi i benzinës me pakicë, 184 lekë/litri, ndërsa me shumicë 172 lekë/litër.
Çmimi i gazit, 71 lekë/litri, ndërsa me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 06 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.