Aktualitet 1 Shtator 2022, 13:44

Bordi ul me 2 lek çmimin e natfës

Shkruar nga Pamfleti
Bordi ul me 2 lek çmimin e natfës

Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës të ulet me 2 lekë dhe ai i benzinës me 3 lekë.

Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar.

Një ditë më parë Bordi uli me 9 lekë çmimin e naftës dhe me 2 lekë atë të benzinës.

Çmimet aktualisht janë 237 lekë/litri për naftën, 196 lekë/litri për benzinën dhe 78 lekë/litri për gazin.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi në orën 18:00 të 1 shtatorit dhe deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës nuk ndryshojnë.

Aktualitet #bordi çmimi i naftës