Aktualitet19 Korrik 2022, 11:28

· Aktualitet

Shkruar nga Pamfleti
· Aktualitet

“Sot, Maqedonia e Veriut po shkon drejt fazës tjetër të rrugës së saj drejt Bashkimit Evropian. Ne po jetojmë në kohë vendimtare dhe ky moment duhet të përdoret nga Maqedonia e Veriut për të zbatuar reformat kryesore dhe ne do t’ju mbështesim në atë rrugë”, tha Borell.

Bruksel, 19 korrik  – Sot është dita kur arrihet një përparim kyç për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor, por edhe për BE-në në tërësi, tha Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Zhozep Borell, tha në Bruksel në konferencën e parë ndërqeveritare me të cilën është hapur procesi i negociatave të anëtarësimit të vendit me Unionin.

“Jetojmë në një kohë të ndryshimeve gjeopolitike tektonike dhe po shkojmë drejt vendimeve strategjike dhe historike dhe shohim ndryshime strategjike në mjedisin tonë, ndërsa Maqedonia e Veriut është pjesë e tyre. Ne mund të përparojmë vetëm së bashku duke integruar plotësisht Ballkanin Perëndimor në BE. Ajo nuk do të jetë e plotë pa ju, shtoi Borell.

Ai, siç njoftoi reporteri i MIA-s nga Brukseli, theksoi se jetojmë në një kohë të politikës së identiteteve, e cila është temë që është diskutuar me pasion në javët dhe muajt e kaluar, duke theksuar se Maqedonia e Veriut me identitetin, kulturën dhe historinë e saj ka ka qenë gjithmonë pjesë e Evropës.

“Rrugës për në BE nuk do të humbisni identitetin tuaj. Askush nga ne nuk e humb. Nuk ju duhen konkluzionet e Këshillit për ta ditur këtë. Identiteti juaj do të mbetet dhe do të shtohet nga identitete të tjera, të cilat nuk janë alternative, por plotësuese. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot. Ne kemi nevoje për ju. Ne kemi nevojë që Maqedonia e Veriut të plotësojë identitetin tonë kompleks. Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin sepse jemi më të fortë së bashku, tha Borell.

Ai përkujtoi se ishte kryetar i Parlamentit Evropian në vitin 2005 kur vendi mori statusin kandidat për anëtarësim në BE, kështu që më në fund tani – 17 vjet më vonë jemi dëshmitarë të fillimit të një procesi të ri.

“Sot, Maqedonia e Veriut po shkon drejt fazës tjetër të rrugës së saj drejt Bashkimit Evropian. Ne po jetojmë në kohë vendimtare dhe ky moment duhet të përdoret nga Maqedonia e Veriut për të zbatuar reformat kryesore dhe ne do t’ju mbështesim në atë rrugë”, tha Borell.

Ai theksoi se gjatë procesit të anëtarësimit shoqëria maqedonase do të transformohet dhe do të zbatohen reforma që do të sjellin përfitime materiale për qytetarët, për të cilat vendi do të ketë mbështetjen e plotë të BE-së, si dhe për t’u përballur me pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, para së gjithash në sigurinë energjetike dhe ushqimore.

Borel po ashtu kujtoi se Maqedonia e Veriut tashmë është njëqind për qind në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, e cila, siç theksoi, tregon qartë drejtimin strategjik të vendit.

Aktualitet

Aktualitet

·

16 Korrik 2022, 17:0717:07Aktualitet