Bota19 Mars 2022, 14:26

Boris Johnson nuk kursehet ndaj Putin: Është i tmerruar, në Rusi vriten kundështarët politikë

Shkruar nga Pamfleti
Boris Johnson nuk kursehet ndaj Putin: Është i tmerruar, në Rusi

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson nuk është kursyer në sulmet që ka bërë kundrejt Putin dhe Rusisë.

Këtë herë ai ka bërë deklaratën e fortë se Putini e pushtoi Ukrainën pasi aty ka “liri të shtypit”, “zgjedhje të lira” dhe presidenti rus është i tmerruar se modeli ukrainas mund të përhapet edhe në Rusi.

Johnson vijoi edhe më tej duke thënë se në Moskë po vriten kundërshtarët politik dhe ka një ndryshim të madh nga Ukraina.

Kryeministri Boris Johnson foli për Ukrainën gjatë një konference të Partisë Konservatore në Blackpool, këtë të shtunë.

Kujtojmë se lufta sot ka shënuar sot ditën e 24, ndërsa akoma nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve edhe pse negociatat vazhdojnë.

Bota Boris Johnson Mbretëria e Bashkuar Putin Rusi