Aktualitet22 Qershor 2022, 15:57

Boritë shurdhuese, ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes akustike

Shkruar nga Pamfleti
Boritë shurdhuese, ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes

Boritë shurdhuese, ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes akustike

Me t’u ndezur drita jeshile, shoferët janë gati t’i bien borisë. Kjo zhurmë në Shqipëri nuk njeh limit në asnjë orë të ditës.

Sinjalizimi zanor është i ndaluar në qendrat e banuara, prandaj në hyrje të Tiranës duhet të ketë tabela ku thuhet se rënia e borisë është e ndaluar. Tabela të tilla nuk ka në asnjë hyrje të Tiranës.

Kodi rrugor parashikon se boria lejohet të përdoret vetëm në raste rreziku. Për ekspertët ka një mungesë të theksuar të kulturës rrugore, prandaj dhe ligji nuk zbatohet.

Zhurma që vjen nga boritë e makinave mbetet kështu një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes akustike.

“I bien vend e pa vend dhe është i vetmi vend që nuk ka ndonjë dënim për zhurmat” – u shpreh një qytetar Euronews Albania.

“Janë shqetësuese në raste të veçanta kur nuk e kam mendjen,” – tha një tjetër.

Në kodin rrugor thuhet se çdokush që përdor borinë përtej përjashtimeve duhet të ndëshkohet me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. Por në realitet shoferët nuk shqetësohen aspak, sepse kontrollet për këtë shkelje duken të pakta. Mirëpo, sa gjoba mund t’iu jenë vendosur qytetarëve për këtë shkelje? Policia e Shtetit refuzon të japë një përgjigje.

Aktualitet ndotja akustike