
Institucionet ndërkombëtare kanë reaguar për zgjedhjen e Bajram Begajt president. Bashkimi Europian ka reaguar përmes Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme në BE, Josep Borrell.
“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë së bashku për një marrëdhënie të begatë, të sigurt dhe solide BE -Shqipëri , si anëtarë të një familjeje evropiane”, shkruan Borrel.
Një reagim erdhi edhe nga Oliver Varhelyi. “Urime Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi pres të punojmë së bashku për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, shkruan komisioneri Varhelyi.
Po ashtu nuk mungoi reagim nga ambasada e BE-së. “Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Në pritje për të punuar së bashku për një marrëdhënie BE-Shqipëri të begatë, të sigurt dhe solide si anëtarë të një familjeje evropiane”, shkruan ambasada.