Kosova 1 Gusht 2022, 14:06

Borrell fton Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel: Tensionet mund të përshkallëzohen!

Shkruar nga Pamfleti
Borrell fton Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel: Tensionet mund

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borrell ka ftuar në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Vendimi i Borrell vjen në një moment tepër të vështirë për raportet mes dy vendeve, për shkak të kontestimit që i bën Serbia vendimit të qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit mbi tragat dhe dokumentet e identifikimit.

Sipas Brukselit, tensionet janë pasojë e drejtëpërdrejt e mungesës së vullentit të liderëve për t’u ulur dhe për të vazhduar dialogun, kështu që ulja në një tryezë të përbashkët bisedimesh është më se e nevojshme. Zyrtarët evropian theksuan se para fillimit të pushimeve verore në BE ishte planifikuar që të mbahej një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Për shkak të atij fakti të mosmbajtjes së takimit] tani kemi tensione që kanë potencial të përshkallëzohen sepse kemi sërish një temë të nxehtë. Çdo politikan i përgjegjshëm do t’i hipte avionit dhe do të vinte në Bruksel sa më shpejt që të mundej me qëllim që të gjendej një zgjidhje në Bruksel”, tha një zyrtar evropian për REL-in në kushte anonimiteti. Sipas burimeve të REL-it, ftesa e Borrellit për takimin në Bruksel është e hapur dhe tash për tash nuk ka ndonjë datë për rundin e ri të dialogut sepse “gjithçka varet nga vullneti politik i liderëve të Kosovës dhe Serbisë”.

Vlen të theksohet se, përfaqësuesit e BE-së kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit gjatë 31 korrikut, perjudhë kur u vendosën barrikada në veri të Kosovës nga serbët lokalë. Barrikadat ishin kundërpërgjigje ndaj dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat dhe çështjen e letërnjoftimeve.

Sipas vendimit, të gjithë qytetarët e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë do të pajisen me një dokument për hyrje-dalje me të hyrë në territorin e shtetit. Ky dokument do të vlejë për 90 ditë. Ndërkaq, vendimi i dytë për targat thotë se të gjithë personat që kanë makina me targa me akronim të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, duhet t’i riregjistrojnë makinat e tyre.

Pas tensioneve në Veri, Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimit për 30 ditë, deri në 1 shtator, duke hequr barrikadat në një pjesë të mirë të vendit paraditen e sotme, veçse në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Vlen të theksohet se, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Kurti dhe Vuçiç janë takuar dy herë, dhe të dy takimet nuk kanë sjellë ndonjë rezultat konkret. Takimi i tyre i fundit është zhvilluar në korrik të vitit 2021.

Prishtine Borrel dialog Kosove Kurti Serbi Vucic