Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka konfirmuar se Miroslav Lajçak bashkë me Gabriel Escobarin do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë gjatë javës së ardhshme.
Dy emisarët, njëri amerikan dhe tjetri sllovak, do të vijnë me qëllimin për të rinisur dialogun e Brukselit.
“Ata po vijnë me qëllim që të punojnë në takime me liderët politikë për ta vazhduar dialogun”, ka thënë sot Borell në një konferencë për media.