
Josep Borrell, shefi i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka thënë se pas marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar edhe për planin franko-gjerman.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka këmbëngulur të hënën në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq që të diskutohet propozimi franko-gjerman i mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Dhe pikërisht në marrëveshjen e 23 nëntort e arriitur në nivel kryenegociatorësh është përmendur edhe propzimi i mbështetur nga BE-ja.
Serbia nuk ka pozicion të qartë rreth propozimit frako-gjerman.
“Marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbrëmë në Bruksel është e arsyeshme, ngase synon t’i jap fund një mosmarrëveshjeje gati dyvjeçare për çështjen e targave në Kosovë”, ka thënë Borrell gjatë një konference për media në Barcelonë.