alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Borrell takon Daçiç, tjetër mesazh Beogradit të distancohet nga Rusia

24/01/2023, 22:30
ne Prishtine, Rajoni
A A

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka mirëpritur qëndrimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, të datës 23 janar, rreth propozimit evropian, i cili parasheh rrugën përpara në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.


-Lexo edhe:

Presioni ndaj Kosovës nga BE, diplomati: Gabimi i Albin Kurtit ndihmoi Serbinë

Dialogu Kosovë- Serbi/ Vuçiç konfirmon krizën në koalicionin qeverisës

Ai i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç në Bruksel.

Borrell i është referuar deklarimit të Vuçiqit para kombit, në të cilin ka thënë se diplomatët e huaj i kanë treguar që nëse ai nuk e pranon planin e BE-së, Serbia do të përballet me bllokim në integrim evropian, ndalim të investimeve dhe masat gjithëpërfshirëse, në kuptimin politik dhe ekonomik.

Presidenti serb ka thënë, po ashtu, se ky plan i BE-së, që mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, është kornizë e re negociuese për Serbinë.

Propozimi i BE-së, i njohur në publik edhe si plani franko-gjerman, u është dorëzuar palëve në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Radio Evropa ka pasur qasje në një version të tij, ku nuk përmendet njohja reciproke mes dy vendeve, por përkushtimi i tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Sipas BE-së, Borell ka kërkuar sërish që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive te propozimi i BE-së.

“Ai (Daçiç) u informua në mënyrë pozitive për paraqitjen publike të presidentit Vuçiç për këtë çështje gjatë ditës së djeshme. Përfaqësuesi i lartë më tej nënvizoi rëndësinë që të dyja palët të implementojnë në tërësi të gjitha obligimet e mbetura nga dialogu, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe“, është thënë mes tjerash në komunikatën e lëshuar nga blloku evropian.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni një-etnik.

Borrell ka biseduar me shefin e diplomacisë serbe edhe për rëndësinë e përshtatjes së politikës së jashtme të Serbisë, me atë të BE-së, pas luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë.

Daçiç, në anën tjetër, është cituar të ketë thënë se qëndrimet e Serbisë rreth kësaj çështjeje kanë të bëjnë me interesat e Serbisë dhe mbështetjen e Rusisë në Kombet e Bashkuara sa i përket Kosovës.

“Unë përsërita se nuk është fjala për gjykim vlerash kur është fjala për atë që ndodh në Ukrainë, për raportet mes Rusisë dhe Ukrainës, por është fjala për reflektimin që ka kjo çështje në integritetin dhe sovranitetin tonë territorial dhe pozitës sonë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, më saktësisht raporteve tona me vendet që mbështesin qëndrimin tonë kur është fjala për Kosovën në OKB. Mes tjerash një prej këtyre shteteve është Rusia“, është cituar të ketë thënë Daçiç në Bruksel.

Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar. /REL


smile
Lajmi Tjeter
Bajerni ndalet sërish, Kimish shpëton bavarezët nga disfata në shtëpi

Bajerni ndalet sërish, Kimish shpëton bavarezët nga disfata në shtëpi

Nxorën Luizin dhe Efin nga izolimi, debate të ashpra mes banorëve gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”

Lajmi i Dites

Nëse SPAK “zbërthen” Gjiknurin, zbulon krimet e bëra me koncesionet e naftë-gazit; Edi Rama është pazarxhiu urdhërues

07/02/2023, 9:36

Lajmet e fundit

Tërmeti në Turqi dhe Siri, shkon mbi 8 mijë numri i viktimave; qindra mijëra persona kërkojnë strehim

08/02/2023, 7:33
"Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”

08/02/2023, 7:32
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Presioni ndaj Kosovës nga BE, diplomati: Gabimi i Albin Kurtit ndihmoi Serbinë

08/02/2023, 7:18
Horoskopi 8 shkurt 2023!

Horoskopi 8 shkurt 2023! Zbuloni çfarë parashikojnë yjet sot për secilën shenjë

08/02/2023, 7:06

Ndalimi i Stela Gugalljas, “VOA”: Proces gjyqësor në Vjenë për ekstradimin e një prej kokave të inceneratorëve

07/02/2023, 23:14

Një vit më parë i ati, këtë sezon e bija, vajza e Sabianit futet në shtëpinë e “Big Brother”

07/02/2023, 23:06

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In