
Borusia e Dortmundit përmbush misionin në Frankfurt, “shqiponjat” e Glasner të pafuqishëm përballë Brandt dhe Belingham
Borusia e Dortmundit ka mposhtur me rezultatin 1-2 skuadrën e Ajntraht Frankfurt në transfertë. Julian Brandt ndëshkoi vendasit në minutën e 20.
Frankfurti u kundërpërgjigj menjëherë, dhe në minutën e 26 barazoi shifrat me Kamada. Për t’i dhënë fitoren Dortmundit mendoi Xhud Belingham në minutën e 52.
“Shqiponjat” e Glasner u treguan mjaft të ashpër në sulm, por pa mundur të konkretizonin. 8 goditjet në portën e tyre ndaj 2 të rivalëve flasin vetë. Dortmundi renditet në vendin e 3 me 22 pikë, ndërsa Frankfurti mban vendin e 5 me 20 pikë.
Jude Bellingham with ANOTHER Dortmund goal, he's on fire ? pic.twitter.com/VLSUzynmBG
— ESPN FC (@ESPNFC) October 29, 2022