Aktualitet 9 Shtator 2022, 11:55

· Shkupi

Shkruar nga Pamfleti
· Shkupi

Enti Shtetëror për Revizion në Maqedoninë e Veriut në revizionin e kryer për Buxhetin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, ka konstatuar rritje të borxhit publik, ndërsa ka konstatuar që janë paguar 183 milionë euro për lehtësimin e pasojave nga kriza energjetike dhe shëndetësore,informon Portalb.mk.

“Në vitin 2021, deficiti buxhetor, si dhe shlyerjen e borxhit, u financuan me mjete të siguruara nëpërmjet huamarrjes nga burime të huaja dhe vendase”, deklarojnë nga Enti Shtetëror për Revizion.

Revizioni sqaroi që të gjitha hyrjet nga huamarrjet e jashtme kapin vlerën e 57.6 miliardë denarëve, ndërsa huamarrja në vend arrin vlerën e përgjithshme prej 23 miliardë denarëve.

“Revizorët në drejtim të rritjes së nivelit të arkëtimit të detyrimeve publike, sugjeruan nevojën për rritjen e numrit të kontrolleve, si dhe numrit të inspektorëve tatimorë dhe kontrollorëve tatimorë, duke pasur parasysh se efekti i zbatimit të kontrolleve rezulton me rritjen e të ardhurave në Buxhetin e RMV-së”, deklarojnë nga Revizion.

Raportohet që shpenzimet totale të Buxhetit Themelore të RMV-së për gjithë vitin 2021 kapin blerën 211 miliardë denarë, apo 5 % më shumë se viti paraprak. Deficiti buxhetor i regjistruar në vitin 2021 ishte 5.4 e BPV, e cila tejkalon përqindjen e projektuar prej 3.2 %.

“Pjesa e mjeteve nga Buxheti Themelor i RMV-së për mbulimin e deficitit aktual të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor për pagesën e pensioneve në vitin 2021 është 29 % dhe në krahasim me vitin 2020 është rritur për 3 %. Struktura e burimeve të fondeve për pensione ende tregon nevojën për mbështetje financiare të Fondit për pagesën e pensioneve në shtet me mjete nga Buxheti i RMV-së”, konstatoi Revizioni.

Në raport theksohet që borxhi publik në Maqedoninë e Veriut prej 31.12.2020 deri 31.12.2021 është rritur për 652 milionë euro, ndërsa në raport me BPV-në është 60.8 përqind.

Raportohet që në dhjetor të vitit 2021, nga gjithsej 81 komuna, 12 kanë punuar me llogari të bllokuara, transmeton Pamfleti.

Shkupi