Presidenti rus Vladimir Putin duket se ka hyrë në borxh ndaj Koresë së Veriut, mbi mbështetjen që kjo e fundit po i jep tani.
Afrimiteti midis liderëve të Rusisë dhe Koresë së Veriut konfirmohet nga besimi i tyre i ndërsjellë rreth kërcënimit për të goditur me armë bërthamore armiqtë e tyre dhe mburrja për fuqinë e “forcave të tyre bërthamore”.
“Ndërsa SHBA-ja ka një qëndrim të fortë ndaj testeve dhe do të donte që Kombet e Bashkuara të ndëshkonin Korenë e Veriut me sanksione të rënda për raketat balistike ndërkontinentale të lëshuara, presidenti rus Putin mund ta pengojë këtë”, shprehet eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Donald Kirk.
Kirk gjithashtu dyshon se diktatori Kim jong un, mund të përdorë marrëdhënien e tij të fortë me Putinin për të siguruar që Rusia të bllokojë çdo lëvizje kundrejt tij. Kim dhe Putin u takuan për herë të parë në vitin 2019.
Aleanca e dyshes duket se është forcuar kohët e fundit, falë mbështetjes së Koresë së Veriut për pushtimin e Ukrainës. Nëse Putin vendos t’i kthejë Kimit reston për besnikërinë e tij retorike, ai mund të fillojë të sigurojë armë të rënda dhe pjesë këmbimi.
Kjo ka ngritur shqetësime, pasi Koreja e Veriut thuhej se po i jepte përparësi riparimit ose zëvendësimit e avionëve luftarakë, bombarduesve dhe avionëve transportues, të cilët mund ti marrë nga Rusia.
Kur perandoria sovjetike u shpërbë në vitin ’91, Rusia ndaloi së pranuari monedhën e Koresë së Veriut, e cila ishte pothuajse e pavlefshme, si pagesë për një gamë të gjerë mallrash të nevojshme për ekonominë e varfër të Koresë së Veriut.
Si rezultat, Koreja e Veriut u zhyt në një gjendje varfërie. Rreth dy milionë njerëz vdiqën nga uria ose vdiqën nga sëmundja. Situata në Korenë e Veriut u përkeqësua pasi Rusia gjithashtu ndaloi së furnizuari Korenë e Veriut me artikuj si makineri për fabrika.
Por sipas ekspertit kirk, ekziston frika që Putini mund të rivendosë marrëdhëniet me vendin komunist, duke dërguar ushqime dhe mallra të tjera në Korenë e Veriut pothuajse falas.