Kronike28 Gusht 2018, 13:47

Bosi shqiptar i 613 kg kokaine nën hetim nga Gjermania, trafikanti nuk dorëzohet në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Bosi shqiptar i 613 kg kokaine nën hetim nga Gjermania, trafikanti nuk

Autoritetet gjermane kanë nisur hetimin ndaj ‘bosit’ të kokainës, Arbër Çekaj, i cili dyshohet të jetë autori i trafikimit të 613 kg kokaine kolumbiane në Portin e Durrës, sasisë më të madhe të kokainës të futur ndonjëherë në vendin tonë. Çekaj u arrestua në Gjermani pak muaj më parë, për llogari të drejtësisë shqiptare, ndërsa tashmë do të hetohet nga gjermanët, duke vonuar kështu ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Autoritetet gjermane kanë informuar prokurorinë shqiptare se kanë nisur hetimet për Çekajn, pasi kanë dyshime se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal edhe në territorin e tyre. Lajmi është konfirmuar për News 24 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa nuk janë dhënë shpjegime nëse biznesmeni po hetohet nga gjermanët vetëm për episodin e trafikimit të sasisë rekord të drogës apo edhe për raste të tjera.

Kjo për faktin se nuk janë vënë në dijeni të asnjë të dhëne të grumbulluar nga homologët gjermanë. E ndërsa për Çekajn nuk mund të thuhet me siguri se kur do të ekstradohet në Shqipëri, të vetmit që vijojnë të mbahen në qelitë e paraburgimit për trafikimin e drogës me vlerë 180 milionë euro, janë menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj dhe shoferi I kamionit, Armand Pezaku.

Prokuroria shqiptare ka dyshime se droga e kapur në magazinat e kompanisë ‘Arbri garden’, do të trafikohej drejt vendeve të BE-së, ndër to edhe në Gjermani.

Kronike Arbër Çekaj Gjermania Kokaina