Bota23 Prill 2022, 22:09

Bosnja vijon të lëkundet, banorët rrëfejnë tmerrin nga tërmeti i djeshëm; dëmet e shkaktuara deri tani (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Vijojnë lëkundjet e tërmetit në Bosnje. Teksa shumë banesa janë të dëmtuara, banorët vijojnë të qëndrojnë me frikën se mund të ketë një tërmet akoma dhe më të fortë. Dje pati një tërmet 5.7 ballë, por ai është shoqëruar edhe gjatë ditës së sotme me pasgoditje.

Kujtojmë që një vajzë 27-vjeçare humbi jetën nga tërmeti pasi një copë guri ram mbi shtëpinë. Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe në Stolac, Mostar, Capljina, Lubinje dhe vende të tjera të Hercegovinës.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Mediat boshnjake shkruajnë se shumë familje kanë mbetur të pastreha sepse shtëpitë e tyre nuk janë më të sigurta për shkak të dëmtimeve. Nga tërmeti i parë më i fortë, deri në orët e mëngjesit të së shtunës, ka pasur 13 tërmete  të tjera të forta.

“Unë dola dhe nuk mund të kthehem tani, më kanë mbetur të gjitha gjërat brenda. Kërkova leje nga  autoritetet që të futem në shtëpi, ndoshta do të më lejojnë që të paktën të nxjerr gjërat e nevojshme.  Ishte e tmerrshme sepse ndërtesa është e vjetër, mendova se po shembej. Gjithçka filloi të binte, por nuk dola dot sepse kisha frikë se mos më godiste diçka”, tha një banor në Lubinje.

Ndërsa një banore tha: “Isha duke u larë në banjë dhe kur ndjeva lëkundjet, nuk hapja dot derën. E gjithë ndërtesa po dridhej, gjithçka po shkatërrohej. TV, fotot, gjithçka ishte në tokë. Shumica e njerëzve dolën jashtë. U drodh shumë, ndërsa në katet e mësipërme ishte akoma më e tmerrshme. Nuk u ndal fare, po dridhej gjatë gjithë kohës, gjithçka po binte, nuk mund të shkoje askund, muret po lëviznin”.

Ballkani Bosnje Termet