Kulture 1 Tetor 2022, 22:02

Bota drejt një epoke të re? Elon Musk prezanton robotin humanoid

Shkruar nga Pamfleti

Miliarderi Elon Musk paralajmëron se do të fusë botën në një epokë të re, në atë të robotëve.

Ai prezantoi prototipin më të fundit të robotit humanoid, i krijuar nga kompania e tij e makinave elektrike Tesla.

I quajtur Optimus, roboti u shfaq në skenë në Silicon Valley duke ngritur në këmbë audiencën që ishte e pranishme.

Roboti në fjalë, nëse del në qarkullim, pritet të zëvendësojë njeriun pasi do të jetë i aftë të bëjë gjithçka, nga punët fizike te ato mendore.

Shefi i Teslës deklaroi se roboti është ende duke u përmirësuar dhe se shumë shpejt do të jetë në shitje për publikun e gjerë.

Sipas inxhinerëve, ky robot do të testohet për të punuar në fabrikat e makinave përpara se të dalë në shitje.

Teknologji #Optimus #Roboti Tesla