Bota16 Nëntor 2022, 13:21

Bota para luftës? NATO, gati përgjigjen; Medvedev: Provojeni po deshët!

Shkruar nga Pamfleti
Bota para luftës? NATO, gati përgjigjen; Medvedev: Provojeni po

Bota para luftës? NATO, gati përgjigjen; Medvedev: Provojeni po deshët!

Nuk ka fare lidhje as me një lojë palësh as me cirk politik. Bota ndodhet para një konflikti real, pas raketave ruse që ranë në fshatin Przewodovv të Polonisë, në kufi me Ukrainën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg ka thirrur këshillin atlantik për të marrë një vendim, ndërkohë që ka garkuar zv.sekretarin për inteligjencën që të përgatisë një raport të qartë mbi ngjarjen.

Joe Biden, i cili është konsultuar me 7 vendet më të fuqishme të NATO-s që janë dhe pjese e G7 ka ç’dramatatizuar situatën, duke thënë se nuk e beson se raketat janë hdhur nga Rusia.

Po nëse nuk janë hedhur nga Rusia, atëherë kush i ka hedhur ato?

As ka ndonjë dyshim që kjo ka ardhur nga Moska, po e gjithë çështja është nëse kemi të bëjmë me devijim, apo me një veprim të qëllimshëm.

Nga kupola ruse vijnë dy qëndrime kontradiktore. Diplomacia ruse, përmes përfaqësuesve në OKB kanë mohuar se ka qenë Rusia që ka hedhur raketat në Poloni. Por njeriu i afërt i Putinit, që këto kohët e fundit luan rolin e “policit të keq”, i ka hedhur benzinë zjarrit.

“Akuzat e bëra ndaj Rusisë për raketat që ranë mbi Poloninë dëshmojnë se duke bërë një luftë hibride kundër Rusisë, Perëndimi po i afrohet një lufte botërore”, shkroi Medvedev në Twitter.

Ndërkaq, edhe Zelensky nuk ka dyshim që këtë e ka bërë Moska, dhe ka shtuar se e ‘kishte paralajmëruar dhe i doli fjala’.

Nga ana tjetër, ‘Washington Post’ përshkruan faktin se Antony Blinken dhe këshilltari për Sigurinë i Biden, Jaçk Sullivan janë ngritur nga shtrati në 3 të mëngjesit të terrorizuar se Zelensy po prish strategjinë amerikane. E cila nga njëra anë konsiston me furnizimin me armë të Ukrainës dhe nga ana tjetër me negociata sekrete me inteligjencën ruse.

Ndërkaq, Kina e shqetësuar më shumë se të tjerat për një luftë që do të largojë prodhimin perëndimor dhe tregtinë  saj në botë, i ka bërë të ditur Putinit, së nëse vijon kështu, Pekinin nuk e ka me vete.

Robert G. Bell, një nga njerëzit më influentë në shtabin e përgjithshëm të NATO-s, i cili ka qenë këshilltar i Bill Clinton e Obamas, sot është një lloj këshilltari ‘part time’ në Bruksel. Ai thotë qartësisht në një intervistë për ‘Corriere della Sera’, se nëse vërtetohet se Moska, raketën e ka hedhur me qëllim, atëherë do të ketë përgjigje të fortë. Që do të thotë përgjigje ushtarake ndaj Rusisë.

Po pastaj? “Pastaj”, thotë Bell për ‘Corriere’, “jemi në luftë dhe do të duhet të kemi parasysh se nuk do të ketë një luftë për të mbrojtur Ukrainën, por një luftë të të gjithë Perëndimit kundër Rusisë”. Por ai nuk e sheh këtë luftë si një pushtim të Rusisë, përkundrazi, por një luftë sulmuese, që do ta detyrojë Putinin të çmontohet. E nëse çmendet e shtyp butonin e kuq?

“Eh, jemi në luftë”, thotë Robert G. Bell. / Pamfleti

Bota #Bota para luftës? #Provojeni po deshët! Medvedev NATO