Bota 7 Prill 2022, 17:25

“Bota të përgatitet”, Stoltenberg: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite

Shkruar nga Pamfleti
“Bota të përgatitet”, Stoltenberg: Lufta në

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar ditë të këqija. Lufta në Ukrainë ka kaluar më shumë se një muaj dhe për NATO ajo ndoshta do të vijojë gjatë. Sipas tij, ajo mund të zgjasë muaj, por mund të zgjasë dhe vite. Stoltenberg tha bota duhet të bëhet gati.

Ai shtoi se nëse lufta do të zgjasë për një kohë të gjatë, rreziku është kryesisht tek populli i Ukrainës i cili do të vuajë më shumë, që do të përjetojë më shumë vdekje dhe shkatërrim. “Por sigurisht, për sa kohë që lufta vazhdon, do të ketë rrezik për përshkallëzim përtej Ukrainës dhe kjo është ajo në të cilën NATO është fokusuar, për të parandaluar atë përshkallëzim”, shtoi ai.

Më tej kreu i NATO tha se vendet anëtare janë pajtuar për të rritur mbështetjen për Ukrainën dhe do të dërgojnë disa lloje të sistemeve të armëve të rënda. Stoltenberg u tha gazetarëve se vendet anëtare të NATO-s po ashtu janë pajtuar për të bërë më shumë për të ndihmuar shtetet rreth Ukrainës, përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

Bota #Stoltenberg #NATO Rusi