Bota25 Maj 2024, 15:51

Gati të rindizet lufta? Stoltenberg "OK" Kievit të sulmojë brenda territorit rus, reagon ashpër Moska

Shkruar nga Pamfleti
Gati të rindizet lufta? Stoltenberg "OK" Kievit të
Stoltenberg & Zelensky

Pas Macron, provokon me deklaratat edhe sekretari i NATO...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dalë me një qëndrim surprizë. Ai ka deklaruar se vendet e NATO-s që furnizojnë Ukrainën me armë duhet të lejojnë forcat e armatosura të Kievit t'i përdorin ato për të goditur objektivat ushtarake në Rusi.

Deklarata u bë në një intervistë për “Economist”. Sipas të përjavshmes britanike, lideri i Aleancës i referohet veçanërisht Shteteve të Bashkuara. “Është koha që aleatët të konsiderojnë heqjen e disa kufizimeve në përdorimin e armëve që i kanë dhënë Ukrainës”, tha ai në intervistë, duke përmendur në veçanti betejat e vazhdueshme në zonën e Kharkiv. “Ndalimi për aftësinë për të përdorur këto armë kundër objektivave legjitime ushtarake në territorin rus e bën shumë të vështirë për ta që të mbrohen”, shpjegoi ai.

Por qëndrimi i tij ka ngjallur shumë reagime. Ministri i Jashtëm Italian Antonio Tajani ka deklaruar se NATO vepron me vota dhe nuk ka asnjë qëndrim kolegjial mbi një gjë të tillë.

"Ne jemi një pjesë integrale e NATO-s, por çdo vendim duhet të merret në mënyrë kolegjiale. Zgjedhjet e Kievit janë zgjedhje të Kievit. Ne nuk do të dërgojmë një ushtar italian në Ukrainë dhe instrumentet ushtarake të dërguara nga Italia përdoren brenda Ukrainës, ne punojmë për paqen. Mesazhet që vijnë nga Rusia shkaktojnë gjithashtu një luftë hibride që po bëhet, por ne duhet të punojmë gjithmonë për paqen dhe të ulim tonet”, tha ai.

Qëndrimi Stoltenberg ka alarmuar Moskën, e cila nuk mund të rrinte pa reaguar. “Është e dobishme për ata që janë ftuar në konferencën e pretenduar të paqes në Zvicër, të dinë për apelin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg”, ka shkruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një mesazh në Telegram.

NATO deri më tani ka ndaluar Kievin të sulmojë jashtë territorit për të ndalur një përshkallëzim të luftës, por qëndrimi Stoltenberg tregon se mund të nisë një fazë e re lufte. /Pamfleti