Bota25 Qershor 2024, 20:36

Konflikti Izrael-Hezbollah, paralajmëron SHBA: Ulni gjakrat, mund të shkaktojë luftë rajonale

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti Izrael-Hezbollah, paralajmëron SHBA: Ulni gjakrat, mund të

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka paralajmërur se konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut mund të ndezë një luftë rajonale.

Gjatë një takimi me homologun e tij izraelit Yoav Gallant të zhvilluar ditën e sotme, ai tha se ky konflikt do të ketë pasoja të tmerrshme për Lindjen e Mesme.

"Një luftë tjetër midis Izraelit dhe Hezbollahut mund të bëhet lehtësisht një luftë rajonale, me pasoja të tmerrshme për Lindjen e Mesme. Diplomacia është mënyra më e mirë për të parandaluar më shumë përshkallëzimin”, tha Lloyd Austin.

Ndërkohë, Gallant në hapje të takimit me Austin, tha se është duke u punuar për të arritur një marrëveshje.

“Ne jemi duke punuar ngushtë së bashku për të arritur një marrëveshje, por duhet të diskutojmë edhe gatishmërinë për çdo skenar të mundshëm”, tha ai.

Ushtria izraelite njoftoi javën e kaluar se planet për një ofensivë në Liban ishin "miratuar dhe vërtetuar" mes përleshjeve të përshkallëzuara ndërkufitare, por Uashingtoni po kërkon të ulë tensionet dhe të parandalojë një tjetër konflikt të madh në Lindjen e Mesme.