Sport18 Qershor 2018, 12:22

Botërori 2018/ Futbollisti kundërshton keq tranjerin në sy të botës, ai e përze lojtarin në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Botërori 2018/ Futbollisti kundërshton keq tranjerin në sy të botës, ai e përze në shtëpi

Botërori është mjaft i rëndësishëm dhe cilido futbollist ndjehet krenar dhe i lumtur kur m err pjesë aty. Shumë futbollistë ëndërrojnë të luajnë në një ndeshje botërori, por jo të gjithë.  Nikola Kalinic, sulmuesi i Milanit, ishte i grumbulluar me kombëtaren e Kroacisë.

Por tekniku i kroatëve nuk e preferoi si titullar bomberin e Milanit dhe mendoi ta aktivizonte në 10 minutat e fundit. Kalinic refuzoi të luajë dhe tekniku Zlatko Dalic e ka hequr emrin e tij nga kombëtarja e Kroacisë.

Si pasojë, Kalinic nuk do të jetë më pjesë e botërorit dhe gjatë ditës së sotme, ka udhëtuar drejt tokës kroate. Mund të themi se kryeneçësia asnjëherë nuk shpërblehet mirë dhe pikërisht kundërshtimi i tij e ka bërë Kalinic të jetë i detyruar të heqi dorë nga endrra e tij e madhe.

 

 

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport