Sport23 Qershor 2018, 10:45

Botërori sot: Gjermania për të shmangur katastrofën, Belgjika dhe Meksika për kualifikimin

Shkruar nga Pamfleti
Botërori sot: Gjermania për të shmangur katastrofën,

Botërori 2018/ Futbollisti kundërshton keq tranjerin në sy të botës, ai e përze në shtëpi

Botërori vazhdon të na dhurojë emocione të forta, pas ndeshjes së mbrëmshme ku Zvicra mposhti Serbinë. Sot është radha e 3 ndeshjeve të tjera për të na dhuruar emocione. Në orën 14:00, Belgjika do të kërkojë kualifikimin përballë Tunizisë. Një takim interesant, por pritet që të mos ketë probleme për ekipin belg duke parë dhe kundërshtarin që ka përballë. 

Në orën 17:00, Meksika kërkon të rikonfirmohet përballë Koresë së Jugut. Ekipi i Amerikës qendrore do që të marrë 3 pikët dhe të arrijë kualifikimin pas fitores kundër Gjermanisë. Nga krahu tjetër, ekipi korean është simpatik, por fati i keq e ka bërë që të jetë në këtë grup “ferri”. 

Gjermania do të luajë shansin e fundit kundër Suedisë. Skuadra e Joachim Low dhuroi një performancë shumë të dobët në takimin kundër Meksikës dhe nuk u lejohen gabimet në sfidën kundër nordikëve. Suedia mund të parkojë autobusin mbrapa, pasi do të ishte e kënaqur dhe me barazim. 

Sport Botërori Gjermani Suedi