Bota11 Prill 2019, 12:13

“Botës do t’i shtohen më shumë kriminelë”! Kim Kardashian në gjurmët e të atit, drejt rrugës për tu b

Shkruar nga Pamfleti

"Botës do t'i shtohen më shumë kriminelë"! Kim Kardashian në gjurmët e të atit, drejt rrugës për tu bërë avokate

Kim Kardashian West ka thënë se po studion që të bëhet avokate e çështjeve penale dhe po planifikon që t’i nënshtrohet provimeve në vitin 2022.

Ylli i reality show ka filluar praktikën katërvjeçare në një firmë ligjore në San Francisko verën e kaluar, në kohën që ajo ndihmoi në lirimin nga burgu të Alice Marie Johnson. 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
63 vjeçarja Alice Marie Johnson, ka qenë në një burg të Alabamas nën akuzat që lidhen me drogë, për veprime jo të dhunshme, që nga viti 1996.

Kardashian West e kishte vizituar edhe presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar lidhur me çështjen e Alice Marie Johnson. Më vonë, Trump e kishte autorizuar lirimin e Johnson. Kardashian në një intervistë për “US Vogue” ka folur për vendimin e saj për t’u bërë avokate.

“Më duhej të mendoja shumë dhe gjatë për këtë çështje”.

“Shtëpia e Bardhë më ka thirrur që të japë këshillat e mia në diskutimin për ndryshimin e sistemit të faljes dhe unë isha e ulur në dhomën Roosevelt me një gjykatës që kishte dënuar kriminelët dhe njerëz me të vërtetë shumë të fuqishëm dhe unë mendova ‘Oh, më duhet të di më shumë’”.“Unë e thashë atë që kisha për thënë për anën njerëzore dhe pse mendoja se kjo ishte e padrejtë. Por, unë kisha avokatë me vete që mund t’i mbështesnin të gjithë ato që thoja me faktet e këtij rasti”. “Nuk është asnjëherë vetem një person që i përfundon gjërat sepse është një punë ekipore dhe unë gjithmonë e kam ditur se cili është roli im, por u ndjeva që kisha nevojë të isha në gjendja të luftoja për njerëzit që i kanë bërë mirë shoqërisë”.“E ndjeva se sistemi mund të ishte më ndryshe dhe dëshiroja që të luftoja për ta ndryshuar atë dhe nëse do të kisha më shumë njohuri do të mund të bëja më shumë”.

Nëse Kim Kardashian bëhet avokate atëherë ajo do të ndjekë traditën sepse babai i saj Robert Kardashian ishte pjesë e ekipit të avokatëve të “OJ Simpson”.

“Gjatë fundjavave atë përdornin shtëpinë tonë si zyrë me Johnnie Cochran dhe Bob Shapiro. Babai im kishte një bibliotekë ku ishte një mur që nëse e shtyje do të dilje në një dhomë të fshehtë me të gjitha librat e dëshmive për rastin OJ. Kur unë kisha pushim, gjithmonë futesha në atë dhomë dhe lexoja të gjitha ato shkrime, isha shumë e interesuar për mjekësinë ligjore”.

Ylli televiziv ka dy mentorë, avokatët Jessica Jackson and Erin Haney, që po e ndihmojnë atë me studimet e saj javore prej 18 orësh”. Gjatë verës, Kardashian do t’i nënshtrohet një testimi që organizohet nga shteti i Kalifornisë, të cilin nëse e kalon, ajo do të ketë të drejtë të përfundojë edhe tri vite të tjera të studimit.

“E kam përfunduar testin e parë, kam marrë pikët maksimale – ishte shumë i lehtë për mua. Më pëlqen shumë të lexoj, të gjitha konceptet i kuptoj për dy sekonda”, ka thënë ajo tutje në këtë intervistë.

Bota avokate Kim Kardashian Studim