Aktualitet 3 Tetor 2019, 19:59

Braçe “kapet” sërish me Veliajn: Në këtë derexhe kanë përfunduar rrugët e Tiranës, pronarët po zaptojnë p

Shkruar nga Pamfleti

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka denoncuar sërish të njëjtin rast të zaptimit të zonave publike në kryeqytet, që denonconte dy muaj më parë, nga investitorët të cilët kanë marrë lejet e ndërtimit dhe i përdorin ato në mënyrë të jashtëligjshme dhe në disfavor të qytetarëve të Tiranës.

Zv/kryeministri Erion Braçe ka postuar në rrjetet sociale një video të regjistruar nga shtëpia e tij, ku radhë të gjata makinash janë krijuar për shkak të bllokimit të njërës korsi të rrugës.

Braçe shkruan përkrah videos se vendi ku ndodhet kjo ‘derexhe’ është rruga e re që të nxjerr nga pastiçeri Venezia në rrugën e Elbasanit, ndërkohë akuzon një kompani ka shkërmoqur sipas tij një rrugë të inaguruar 4 muaj më parë për të ndërtuar një pallat.

“Shiheni; KJO ESHTE DEREXHEJA NE RRUGEN E RE QE TE NXJERR NGA PASTICERI VENEZIA NE RRUGEN E ELBASANIT! Perse? SEPSE KOMPANIA QE PO NDERTON PALLAT, PASI MORI TROTUARIN, TANI MORI DHE 40% TE RRUGES; E KA SHQYER RRUGEN E RE QE U INAGURUA VEC 4 MUAJ ME PARE! Ky eshte ai rasti tipik kur interesi privat, shkermoq teresisht interesin publik, e zeron fare sic ketu!” – shkruan Braçe në Instagramin e tij.

Një një ndjekës i ka kujtuar Braçes detyrën që ka ndërsa ky I fundit I është përgjigjur se nuk ka pushtet tek bashkia duke thumbuar ashpër dhe hapur Erion Veliajn.

Komentuesi: Cte shikojme more zoteri, ti je shtet e nderhyj cben publikime shiheni kot ?


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
?

Braçe: une? Skam pushtet tek bashkia zotni.

Postimi i zv. kryeministrit Erion Braçe:

Shiheni; KJO ESHTE DEREXHEJA NE RRUGEN E RE QE TE NXJERR NGA PASTICERI VENEZIA NE RRUGEN E ELBASANIT! Perse? SEPSE KOMPANIA QE PO NDERTON PALLAT, PASI MORI TROTUARIN, TANI MORI DHE 40% TE RRUGES; E KA SHQYER RRUGEN E RE QE U INAGURUA VEC 4 MUAJ ME PARE! Ky eshte ai rasti tipik kur interesi privat, shkermoq teresisht interesin publik, e zeron fare sic ketu!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Aktualitet