Politike 1 Mars 2019, 10:08

Braho: Sali Berisha një agjent kriminel serb, ka ndryshuar disa herë emrin dhe ditëlindjen

Shkruar nga Pamfleti

Braho: Sali Berisha një agjent kriminel serb, ka ndryshuar disa herë emrin dhe ditëlindjen

Në këtë intervistë të radhës me deputetin Spartak Braho jemi përqendruar në disa fakte që komprometojnë liderin de fakto të opozitës Sali Berisha. Ai ka ndërruar disa herë emrin dhe datëlindjen. Pse e ka bërë këtë? Deputeti Braho,nisur dhe nga skenarët aktualë të opozitës për të përsëritur vitin 1997 sipas frymëzimit të Berishës, shtron pyetjen se: Cili je ti, Sali Berisha?

– Zoti Braho, në një intervistë të kohëve të fundit ju keni deklaruar se Sali Berisha u shërben agjenturave serbe dhe sllave. Kjo është një akuzë e rëndë për një politikan si Berisha që ka qenë edhe President edhe Kryeministër i Shqipërisë…

– E kam thënë dhe e përsëris dhe do ta provoj me dokumente se Sali Ram Berisha ka qenë dhe është agjent i disafishtë, i agjenturës serbe në radhë të parë. Ajo që tha një eksponent i lartë i FBI-së pak ditë më parë se Sali Berisha është një kukull në dorë të rusëve nuk duhet të vihet në dyshim. Nuk bëhet shaka me qëndrime të tilla…

– Mirëpo, duhen dokumente që ta provojnë një akuzë të tillë. Ende nuk ka dokumente që ta provojnë këtë bashkëpunim të Berishës me agjenturat e huaja. Pse duhet ta besojmë deklaratën tuaj?


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
– Ndërkohë që po më pyesje për këtë, unë po mendoja një film të famshëm të viteve të rinisë sime me titullin “Cili jeni ju, zoti Sorge?” Besoj se e mbani mend. Unë sot do të pyesja drejtpërdrejt: Cili je ti Sali Berisha?

– Më duket paksa i tepruar krahasimi i Sorges me Berishën. Edhe unë e kamparë filmin për Sorgen, por mendoj se ka një hiperbolizim në këtë rast?

– Mund të ketë një hiperbolë, madje dhe krahasimi mund të çalojë. Sepse Sorgeja donte ta shmangte luftën, ndërsa Saliu kërkon të na fusë në luftë, në një luftë vëllavrasëse. Kur thashë se: Cili je ti, Sali Berisha?, kisha parasysh disa fakte dhe dokumente që e vënë në dyshim identitetin e këtij njeriu të kriminalizuart deri në palcë…

– Për shembull?

– Ja, shiko këto dokumente. Sali Berisha ka ndryshuar disa herë si ditëlindjen, ashtu dhe emrin. Është një absurditet se si një njeri të ndryshojë me dashjen e tij identitetin. Pse duhet ta ndryshonte? Prandaj pyes se cili je ti, Sali Berisha? Unë disponoj dokumentet gjendjes civile ku ai figuron si i biri i Ramës dhe Shiqeres që ka lindur më 1 korrik 1944. Pse më vonë ai e ndërroi ditëlindjen për më 15 tetor? Si mund të ndërrohet ditëlindja? Por nuk është vetëm kjo. Në regjistrin themeltar ai figuron me emrin Salih. Një gërmë e shtuar apo e hequr në emër, atë e shndërron në një tjetër njeri. Pse ta ketë bërë këtë Saliu? Aq më tepër që këto ndryshime ika bërë pasi erdhi në pushtet pas vitit 1990…

– Pse ta ketë bërë këtë?

-Këtë e di vetëm ai, Sali Berisha. Por unë jam i sigurt se tëgjitha këto do të zbardhen një ditë. Kemi përballë një kriminel dhe një antishqiptar që ika sjellë vetëm dhimbje dhe fatkeqësi këtij vendi. A duhet t’i besohet këtij njeriu edhe nga opozita ku ai bën pjesë? Unë them se kjo opozitë duhet t’i thërresë mendjen dhe të mos vazhdojë të tërhiqet zvarrë nga ky njeri që ka namin më të keq se edhe të Esat Toptanit.(Intervistoi Xhevdet Shehu)

Politike Braho: Sali Berisha një agjent kriminel serb ka ndryshuar disa herë emrin dhe ditëlindjen