Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për integrim Endrit Braimllari gjatë një interviste në televizionin publik ka deklaruar se “Korça po përballet me klientelizmin e Rilindjes”.
Pjesë nga biseda:
Sot Niko Peleshi ka përqendruar gjithçka në duart e tij, në kurriz të 99% të qytetarëve të Korçës. Sot Korça vuan mungesën e vendeve të punës, për shkak të politikës së gabuar dhe klienteliste që ka ndjekur Niko Peleshi. Sot Korça vuan pa masë largimin e të rinjve e të rejave nga vendi. Sot të rinjtë e të rejat shkojnë e punojnë në Greqi apo në Maqedoninë e Veriut dhe nuk kanë mundësi të punojnë në Korçë.
Pse? Sepse politika që ka ndjekur Niko Peleshi është se si të pasurojë bizneset e tij personal dhe të njerëzve të tij dhe jo të ndihmojë qytetarët.