Sport29 Tetor 2022, 18:11

Brajtoni ul me këmbë në tokë Çelsin, rezultati i tretë negativ radhazi për Blutë e Londrës, përmbysje e çmendur nga Totenhemi

Shkruar nga Pamfleti
Brajtoni ul me këmbë në tokë Çelsin, rezultati i

Brajtoni ul me këmbë në tokë Çelsin, rezultati i tretë negativ radhazi për Blutë e Londrës, përmbysje e çmendur nga Totenhemi

Surpiza e javës së 13 në Premier Ligë mund të quhet pa diskutim Brajtoni. Vendasit e triumfuan me “poker” 4-1 kundër Çelsit.

Skuadra e drejtuar nga De Zerbi kaloi në avantazh që në minutën e 5 me Trosard. Blutë e Londrës u ndëshkuan edhe nga lojtarët e vetë, teksa Loftus Çik dhe Shalobah shkaktuan 2 autogola, duke e çuar rezultatin në 3-0.

Çelsi u zgjua në pjesën e dytë me Havertz, por përmbysja e madhe nuk ndodhi në “Amex Stadium”.Në minutat e fundit të ndeshjes, Brentfordi realizoi edhe golin e 4 me Gros.  Ekipi i Graham Poter merr rezultatin e 3 negativ radhazi, pas dy barazimeve me Mançester Junajtid dhe Brentford.

Sulmuesi shqiptar Armando Broja u aktivizua vetëm në 10 minutat e fundit, pasi mori vendin e amerikanit Pulisiç.

Fitore e çmendur me përmbysje për Totenhemin e Antonio Kontes. “Spërsat” fituan 3-2 në fushën e Burnmuthit, pasi e panë veten në disavantazh 2-0 deri në minutën e 57. Heroi i takimit ishte Bentankur me golin e fitores në minutën e 92.

Sport Brajton Brentford Çelsi Premier Liga Totenhem