Politike22 Maj 2022, 16:42

Braktisja nga demokratët, “foltorja” zgjat orarin e votimit; Berishës i jep ndihmë edhe Shkëlzeni

Shkruar nga Pamfleti
Braktisja nga demokratët, “foltorja” zgjat orarin e votimit;

Komisioni i Rithemelimit ka shtyrë orarin e zgjedhjeve për kreun e PD. Sot në të gjithë vendin “foltorja” po mban zgjedhje për kryetarin e ri dhe Sali Berisha garon përballë Ibsen Elezit.

Nga shifrat që kanë dalë deri më tani, pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët, sidomos në zonat jugore. Por njësoj siç ndodhi kur u mbajt referendumi i famshëm për shkarkimin e Bashës edhe sot “foltorja” ka vendosur të zgjasë orarin e votimit nga ora 18.00 në 20.00. Argumenti i tyre është për shkak të pjesëmarrjes së lartë, por duket se kjo bie.

Nëse bëjmë një krahasim me zgjedhjet normale në vend, qoftë parlamentare apo qoftë lokale, kur ka fluks, orari zgjatet vetëm në ato qendra kur ka radhë. Sipas informacioneve, duke qenë se është e diel dhe shumë demokratë kanë vendosur të pushojnë, “foltorja” shpreson që brenda orës 20.00 ata të votojnë.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pas kërkesave të shumta të ardhura prej degëve, ka vendosur të shtyjë orarin e votimit deri në orën 20.00. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”, njofton Komisioni i Rithemelimit.

Nga ana tjetër ajo që e tregon më së miri se Berisha ka nevojë për votues është se ka dalë të votojë edhe djali  tij. Ai është parë duke votuar për kreun e ri të PD.

Politike PD Shkëlzeni zgjehdje