Aktualitet24 Nëntor 2022, 22:00

Brazili “detyron“ Serbinë të kërcejë ‘Samba‘, Riçarlison merr përdore “Seleçaon“ (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Brazili “detyron“ Serbinë të kërcejë

Brazili “detyron“ Serbinë të kërcejë ‘Samba‘, Riçarlison merr përdore “Seleçaon“ (Video)

Përfundon ndeshja që mbyll xhiron e parë të fazës së grupeve në Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar. Brazili ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Serbisë.

Në minutën e 13, Nejmar provoi të realizonte golin më të bukur të Botërorit deri më tani, por nuk arriti t’ia dilte.

Pak minuta më vonë, Kasemiro goditi nga distanca, por portieri i Serbisë, Milinkoviç Saviç neutralizoi gjithçka.

Radhën më pas e pati Rafinja, ideja e të cilit u kuptua mjaft mirë nga serbët, me prapavijën që largoi topin.

Në minutën e 62, Brazili zhbllokoi shifrat. Nejmari u nis me driblimet e tij, hyri brenda zones, aty ku Vinisius i mori topin dhe goditi. Milinkoviç-Saviç e priti por topi u kthye te këmbët e Riçarlison që nuk fali dhe shënon golin e avantazhit.

Mbrëmja ishte e gjitha e yllit të Totenhemit, pasi Riçarlison realizoi nje gol fantastik me një stopim topi, ngritje të tij dhe goditje fluturimthi me kthesë. Asisti perfekt i Vinisius.

Kryesore Brazili Kupa e Botës Serbia