Aktualitet25 Qershor 2018, 13:43

Brazili Kampion Bote më 1970, zbulohet letra e Enver Hoxhës për ”Seleçaot”

Shkruar nga Pamfleti
Brazili Kampion Bote më 1970, zbulohet letra e Enver Hoxhës për

Brazili Kampion Bote më 1970, zbulohet letra e Enver Hoxhës për ''Seleçaot''

Në vitin 1970 Brazili arriti të shpallej për të tretën here kampion bote, Ky kompeticion u zhvillua në Meksikë, ku kombëtarja e ‘’Seleçaos’’ dhe e të madhit Pele triumfoi në finale ndaj ‘’Katenaços’’ italiane.

Por tashmë ka dale në dritë një detaj mjaft interesant. Në atë kohë, pra 48 vite më pare ish-lideri komunist, Enver Hoxha i kishte dërguar një letër kombëtares amerikano-latine ku e uronte për fitoren. Ai i kishte dërguar një letër homologut të tij, Kryetarit të Partisë Komuniste të Brazilit, Joao Amazonas.

Letra e Enver Hoxhës:

“Urime për fitoren e Kampionatit botëror. Fitorja e këtyre djemve të thjeshtë të popullti brazilian është një fitore e të gjithë proletariatit botëror, kundër imperializmit dhe revizionizmit. Populli shqiptar ka qenë me mish e me shpirt në këto ditë pranë popullit brazilian dhe kombëtares së tij të futbollit, Rroftë populli brazilian, Lavdi marsizëm-leninizmit”, shkruan Enver Hoxha në letrën e nisur në 15.8.1970.

 

Dossier Enver Hoxha ish-lideri komunist Kombëtarja e Brazilit