Aktualitet17 Janar 2019, 16:49

Brenda kafazit të xhamit, Klement Baili sfidon ish-ministrin e LSI-së: Nëse ka prova le t’i nxjerrë, unë nuk kam

Shkruar nga Pamfleti
Brenda kafazit të xhamit, Klement Baili sfidon ish-ministrin e LSI-së:

Brenda kafazit të xhamit, Klement Baili sfidon ish-ministrin e LSI-së: Nëse ka prova le t’i nxjerrë, unë nuk kam

Edhe pse ndodhej brenda kafazit të xhamit, Klement Balili nuk i ka kursyer disa batuta, si dhe ka mundur të flasë me gazetarët që ndodheshin aty.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se e ka pyetur Balilin, nëse ka materiale kompromentuese për zyrtarë të lartë, siç është folur. Mirëpo Klement Balili e ka mohuar këtë gjë.

“Nuk disponoj asnjë provë të tillë”, ka thënë ai.

Gazetarja Lala ka këmbëngulur duke i kujtuar deklaratat e ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, i cili ka thënë të kundërtën, se Balili disponon materiale kompromentuese.

“Nëse Manjani ka prova të tilla le t’i nxjerrë, unë nuk kam”, ka thënë Klement Balili, ka cituar Klodiana Lala të akuzuarin për trafik droge.

Aktualitet Balili Manjani