
Brenda miqësisë dhe lidhjes shumë te afërt të Lady Gaga-s me Bradley Cooper
Në një situatë tjetër, mund të kishte qenë fillimi i një historie të bukur dashurie.
Bradley Cooper ishte me nënën e tij, Gloria Campano, në shtëpinë në L.A. të miliarderit të teknologjisë Sean Parker në prill të 2016 për të festuar hapjen e Institutit Parker për imunoterapi të kancerit ku një mik e njoftoi se Lady Gaga do të jepte një performancë të papritur.Cooper ishte i intriguar, por ai nuk ishte aspak familiar me kanonin e punës së Gaga-s gjë kjo që e bëri akoma me interesant këtë skenar mes dyshes së famshme. Gaga, ose si aktori i nominuar për Oscar, preferon ta quajë, Stefani Joanne Angelina Germanotta, doli në skenë dhe këndoi ‘’la Vie en Rose’’, ku 44-vjeçari kishte mbetur i mrekulluar nga performanca e saj. I etur për të gjetur një partnere në ekran për versionin e tij të filmit’’ A Star Is Born’’, ai telefonoi agjentin e saj mëngjesin e ardhshëm për të lënë një takim në një kompleks në Malibu. “Ajo zbriti poshtë shkallëve dhe shkuam në oborrin e saj dhe sapo pashë sytë e saj sinqerisht me goditën, dhe u ndjeva thjesht, Wow”. Gaga ndjeu të njëjtën gjë: “Sapo e pashë,” tha ajo , “isha si,” A të kam njohur gjithë jetën time?’’ Ishte një lidhje e menjëhershme, një kuptim i menjëhershëm i njëri-tjetrit “.
Kjo kimi dukej mjaft qartë kur çifti performoi në skenën e ndarjes së çmimeve Oscar , dorë për dorë, për të performuar këngën e tyre fituese “Shallow”. Duke parë thellë në sytë e njëri-tjetrit, Cooper u ngrit në një moment për të ndarë stolin e pianos me kostarin e tij në mënyrë që ata të mund të këndonin ‘’faqe më faqe’’, duke shkrirë zemrat e të gjithë atyre që tashmë kanë filluar t’i shikojnë si një çift shumë potencial.
Megjithëse Gaga sapo i dha fund papritur fejesës me menaxherin e saj Christian Carino, me një burim që shpjegonte se çifti “thjesht nuk ka funksionuar”, Cooper është ende shumë i lidhur me modelen Shayk. Partnerja e tij prej katër vitesh tashmë dhe nëna e vajzës së tyre gati 2-vjeçare ,Lea, ishte ndër të parat që u mblodh në Teatrin Dolby për të ndjekur performancën ku edhe i dha një përqafim Gaga-s, fitueses së 9 herë të Grammy ,para se ajo të shkonte në skenë për të pranuar trofeun e saj për “Shallow”.
Pra, nuk ka gjasa që po ndodh diçka në këtë mes. Por nga ana e tyre Cooper dhe Gaga janë shumë afërt.