Bota25 Tetor 2018, 12:26

Britania anulon vizat e të dyshuarve të vrasjes së gazetarit Khashoggi

Shkruar nga Pamfleti
Britania anulon vizat e të dyshuarve të vrasjes së gazetarit

Britania anulon vizat e të dyshuarve të vrasjes së gazetarit Khashoggi

Kryeministrja britanike, Theresa May njoftoi anulimin e vizave të të dyshuarve për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

”Ministri i Brendshëm do të marrë masat e nevojshme për të penguar të dyshuarit të hyjnë në Britaninë e Madhe. Në rast se këta persona posedojnë viza, këto do të anulohen”, pohoi May në Parlament.

 Kryeministrja May dënon në mënyrë më të fuqishme të mundshme vrasjen e gazetarit saudit.

 “Pas humbjes së tij në mënyrë të qartë theksuam se Arabia Saudite duhet të bashkëpunojë me Turqinë dhe të zhvillojë hetim të plotë dhe të besueshëm. Deklarata se Khashoggi ka humbur jetën në një zënkë nuk është e besueshme. Prandaj ekziston nevojë urgjente për të zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur”, theksoi kryeministrja.

Sipas mediave, Kryeministrja May do të zhvillojë një bisedë telefonike me mbretin saudit, Selman bin Abdulaziz, në lidhje me vrasjen e Khashoggit.

Bota Britani Gazetari Khashoggi kryeministrja Theresa May