Politike21 Korrik 2022, 16:51

Britania do të shpallë “non grata” emra të njohur në Shqipëri, reagon Alibeaj: U konfirmuan denoncimet tona!

Shkruar nga Pamfleti
Britania do të shpallë “non grata” emra të njohur

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pasi lajmit se Britania do të marrë masa ndëshkuese për individë në Shqipëri që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, përfshirë edhe politikanë.

Ambasada britanike në vendin tonë sot shpërndau një mesazh të fortë të dërguarit të posaçëm të kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach që së fundi ka pasur edhe një vizitë në Tiranë, Shkup dhe Podgoricë.

Lidhur me këtë, Alibeaj thotë se dy reagim i Britanisë konfirmon qartë të gjitha denoncimet që ka bërë PD, para gjatë dhe pas procesit të 25 prillit.

“Konfirmimi më i qartë i të gjjthë denoncimeve tona, para gjatë dhe pas procesit të 25 prillit.

“Mbështetja që disa personazhe publike marrin nga kriminelët në këmbim të korrupsionit mbyt zërin e popullit shqiptar.

Siç tregon raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdojnë të jenë një problem madhor në politikën shqiptare. Për sa kohë që politikanët janë në gjendje të punojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të mëtejshme dhe reforma zgjedhore.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri – dhe më gjerë në rajon – nënkuptojnë gjithashtu se shuma të mëdha fondesh shtetërore, të mbledhura nga taksapaguesit e zakonshëm, nuk arrijnë kurrë në shkollat, spitalet dhe rrugët që shqiptarëve u duhen për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme dhe të begatë.”

I dërguari special i kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach.”, shkruan Alibeaj në reagimin e tij.

Politike Alibeaj Britania Non-Grata