Bota30 Mars 2022, 21:21

Britania e Madhe ligje të reja kundër oligarkëve, Truss paralajmëron Putinin

Shkruar nga Pamfleti
Britania e Madhe ligje të reja kundër oligarkëve, Truss

Britania e Madhe ka bërë gati një sur ligjesh të reja që synojnë të parandalojnë eksesin e oligarkëve rusë në shërbimet britanike të aviacionit dhe ato detare.

Ministria e Jashtme britanike ka thënë se legjislacioni do të ndalojë mirëmbajtjen e aeroplanëve apo anijeve që u takojnë oligarkëve të sanksionuar rusë apo bizneseve të tyre. Departamenti ka thënë se kompetencat e reja janë zbatuar menjëherë për të sanksionuar biznesmenët rusë, Eugene Shvidler dhe Oleg Tinkov.

Ndërkohë, sanksionet financiare, tregtare dhe ato të transportit, që janë vendosur në lidhje me Krimenë, janë zgjeruar edhe për rajonet Donjeck dhe Luhansk.

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss ka thënë se nuk ka dyshim që presidenti rus, Vladimir Putin dhe elita e tij janë befasuar nga fuqia e sanksioneve.

“Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin për aq kohë sa trupat ruse të jenë në Ukrainë, duke shënjestruar jo vetëm bizneset e oligarkëve, por edhe asetet e tyre dhe stilin e jetës”, tha ajo.

Bota Britani Rusi sanksione