Bota28 Prill 2022, 08:07

Britania e Madhe: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në dhjetë vite

Shkruar nga Pamfleti

Britania e Madhe: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në dhjetë vite

“Lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në dhjetë vjet”, shprehet ministrja britanike Liz Truss, teksa u thotë aleatëve perëndimorë se Rusia e Vladimir Putin është edhe më pak e besueshme se ish-Bashkimi Sovjetik, raporton BBC.

Truss tha se udhëheqësi rus është një ‘operator mashtrues i dëshpëruar’ që nuk duhet të shpërblehet për agresionin e tij.

Sekretarja e Jashtme bëri e gjithashtu të qartë se Perëndimi duhet të bëjë më shumë për të penguar agresionin e ardhshëm rus dhe të rrisë shpenzimet për mbrojtjen dhe të përdorë ndikimin ekonomik për të përjashtuar Rusinë nga tregjet perëndimore.

“Zyrtarët qeveritarë janë të shqetësuar se Putini mund të nisë sulme ndaj Moldavisë ose Gjeorgjisë nëse i lejohet të mbajë territorin ukrainas, duke e zvarritur konfliktin për vitet në vijim. Perëndimi duhet të rrisë aftësitë mbrojtëse jo vetëm të Ukrainës, por edhe vendeve të tjera të kërcënuara, si Moldavia dhe Gjeorgjia.”, tha Truss.

Truss paralajmëroi gjithashtu se nëse Putini do të arrijë të mbajë Ukrainën, jo vetëm që do ta bëjë të mjerueshëm, por pasojat do të jenë të rënda për të gjithë Europën.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Ajo shtoi se Britania dhe aleatët e saj duhet vazhdojnë të ecin më tej dhe me hapa më të shpejtë për ta nxjerr Rusinë nga e gjithë Ukraina.

 

Bota Britani e Madhe Lufte Ukrainë.