Bota25 Nëntor 2022, 11:40

Britania e Madhe në mbështetje të Ukrainës, sekretari i Jashtëm takohet me Zelenskyn në Kiev

Shkruar nga Pamfleti
Britania e Madhe në mbështetje të Ukrainës, sekretari i

Në kuadër të vizitës së tij në Kiev, Sekretari i Jashtëm, James Cleverly, ka zhvilluar një takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në foton e publikuar ata shihen duke shtrënguar duart në formë respekti, ku Cleverly tha se i kishte premtuar presidentit ukrainas se Mbretëria e Bashkuar po e mbështeste Ukrainën duke vepruar dhe jo duke thënë fjalë boshe, raportojnë mediat e huaja.

Më herët, Mbretëria e Bashkuar njoftoi një paketë mbështetjeje “praktike” për Ukrainën duke përfshirë 35 automjete të tjera emergjente.

Ai gjithashtu do të sigurojë 3 milionë funte të tjera për rindërtimin e infrastrukturës lokale si shkollat ​​dhe strehimoret, si dhe fonde shtesë për të mbështetur të mbijetuarit e sulmeve seksuale.

 

Bota Britania e Madhe në mbështetje të Ukrainës sekretari i Jashtëm takohet me Zelenskyn në Kiev