
Shpërthimet në bazën ajrore ruse në Krime kanë degraduar flotën ajrore të Rusisë.
Gjatë përditësimit të të dhënave për luftën në Ukrainë, Ministria britanike e Mbrojtjes deklaroi se baza Saki mund të jetë ende operacionale, por zonat përreth kanë pësuar dëme serioze, ndërsa të paktën 8 avionë luftarakë rusë mbetën të shkatërruar.
Avionët e shkatërruar janë vetëm një pjesë e vogël e flotës ruse në Detin e Zi, por kapacitetet e flotës ruse do të preken, pasi që Saki konsiderohet si bazë kryesore operacionale.
Imazhet satelitore të publikuara këtë javë kanë shfaqur shkatërrim të madh në bazën ajrore Saki, në Krimenë e pushtuar nga Rusia. Kremlini tha se një person humbi jetën si pasojë e shpërthimeve dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Shkaku i shpërthimeve, sipas Moskës, është mosrespektimi i rregullave kundër zjarrit.
Ndërkaq, Ukraina ka mohuar të qëndroi prapa shpërthimeve. Edhe pse, disa zyrtarë të paidentifikuar ukrainas thanë për mediet amerikane se ushtria ukrainase qëndron prapa shpërthimeve.
Rusia e ka përdorur bazën ajrore Saki, që gjendet në perëndim të Krimesë, për të kryer sulme në territorin ukrainas që kur nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.