Bota21 Korrik 2022, 16:46

Britania i dërgon Ukrainës arsenal vdekjeprurës, ministri i Mbrojtjes: Ti çojmë në ferr rusët!

Shkruar nga Pamfleti
Britania i dërgon Ukrainës arsenal vdekjeprurës, ministri i

Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, ne do të sigurojmë që Ukraina të ketë mjetet për të mbrojtur vendin e tyre nga pushtimi i paligjshëm i Putinit…

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka deklaruar se do të dërgojë armë shtesë në Ukrainë për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace, ka thënë se Britania do të dërgojë një numër të madh armësh artilerie dhe më shumë se 1600 armë antitank në Ukrainë, në furnizimin më të fundit të armëve perëndimore, për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes së saj kundër Rusisë.

Kjo vjen pasi kryeministri në largim Boris Johnson, premtoi 1 miliard paund tjetër mbështetje ushtarake për Ukrainën muajin e kaluar.

Mbretëria e Bashkuar po ofron aktualisht nivelin e dytë më të lartë të mbështetjes së armëve për Ukrainën pas SHBA-së.

Deri më tani, Mbretëria e Bashkuar ka dhënë 2.3 miliardë paund ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, së shpejti do të mbërrijnë 20 armë vetëlëvizëse M109 155 mm, 36 armë artilerie L119 105 mm dhe qindra municione ajrore në Ukrainë. Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se shkalla dhe diapazoni i pajisjeve që po ofrojmë demonstrojnë forcën e vendosmërisë sonë.

“Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, ne do të sigurojmë që Ukraina të ketë mjetet për të mbrojtur vendin e tyre nga pushtimi i paligjshëm i Putinit”, ka deklaruar Wallace

Më herët, Ministria e Mbrojtjes britanike, ka njoftuar se rreth 600 ushtarë ukrainas po zhvillojnë aktualisht një kurs intensiv 3 javor nga trajnerët ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar.

Bazuar në shqetësimet mbi mbështetjen e Britanisë ndaj Ukrainës, që kanë ardhur si pasojë e dorëheqjes së Boris Johnson, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace gjatë një vizite në bazën ushtarake pranë Mançesterit shprehu mbështetjen e tij në ketë mision.

Wallace, i cili ka mohuar kandidaturën për të pasuar Johnson, tha gjithashtu, se jo vetëm Britania por të gjithë janë të dedikuar pas kësaj mbështetje ndaj Ukrainës.

“Britania është e gjitha nga cepi në cep suportuese ndaj Ukrainës, nuk është vetëm një person që njihni, nuk vetëm jam unë, as kryeministri, është e gjithë përpjekja”, tha Wallace. /express.co.uk

Experts from ?? and ?? share their knowledge and experience with ?? artillery crews. With more weapons and equipment from our partners #UAarmy will be able to expel the occupiers from our land.
Big thanks [email protected] and to all our friends in ?? and ??!#StandWithUkraine pic.twitter.com/ZlumO5x5hX

— Defence of Ukraine (@DefenceU) July 21, 2022

Bota #armë shtesë në Ukrainë #luftë kundër Rusisë #Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace